INTERVISTË me Dr. Abeshin, Drejtor në MMPAU

15 June 2012 | Article
0 CommentsWrite a comment

Profesor Dr. Pellumb Abeshi, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Mjedisore në Ministrinë e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (MMPAU) të Shqipërisë, ka folur rreth mundësive, pritshmëritë dhe zbatimin e projektit “Mbështetje Institucionale për Zonat e mbrojtura në Shqipëri”. 

  • Për c’arsye u përzgjodhën këto dy zona të mbrojtura për këtë projekt?

Dy zonat janë përzgjedhur duke marrë parasysh sistemin e përgjithshëm të zonave të mbrojtura në Shqipëri. Që në momentin që vendosëm të përgatisim plane menaxhimi, kemi zgjedhur këto dy zona të mbrojtura për arsye se ato përfaqësojnë dy kategoritë më të mëdha të zonave të mbrojtura në vend. Parku Kombërat i Shebenikut është sipas IUCN në kategorinë II: Parqe Kombëtare dhe Peizazhi i Mbrojtur i Lumit Buna – Velopojë bën pjesë në kategorinë V: Peizazhe të mbrojtura. Në të njejtën kohë këto dy zona përfaqësojnë llojet më të rëndësishme të ekosistemit në Shqipëri, duke përfshirë pyjet malore dhe lagunat bregdetare.

  • Cilat janë pritshmëritë tuaja nga ky projekt?

Ky është një projekt për rritjen e kapaciteteve. Në fund të këtij projekti, përveç përgatitjes së planeve të menaxhimit për dy zonat e përzhgjedhura, ne presim të kemi procese dhe procedura të mirë përcaktuara për përgatijen e planeve të menaxhimit si dhe trajnimin e disa punonjësve të pushtetit qëndror dhe atij lokal me këto procedura.

  • Cfarë mundësish shihni ju për bashkëpunimin ndër-kufitar me Maqedonine dhe Malin e Zi, dy vëndet ne kufi me këto zona?

Kritere të rëndësishme që kanë ndikuar në përzgjedhjen e zonave janë rëndësia dhe mundësia për të punuar në një kontest ndërkufitar. Në Shqipëri ne kemi disa shembuj të mirë bashkëpunimi ndërkombëtar me dy vendet fqinje, liqeni i Shkodrës me Malin e Zi dhe liqenet e Ohrit dhe Prespës meë Maqedoni. Pra, ka shumë mundësi, që nga aktivitetet e përbashkëta të ketë shkëmbime të të dhënave, rritje të kapacatiteve, etj.

  • Cili është angazhimi i Ministrisë për të siguruar vazhdimësinë e aktiviteteve në përfundim të projektit?

Planet e menaxhimit të përgatitura gjatë projektit do të shërbejne si bazë për mirë menaxhimin e vazhdueshëm të zonave. Me rëndësi është se ne do të përpiqemi të zbatojmë proceset dhe procedurat për planin e menaxhimit të hartuar për këtë projekt dhe për iniciativa të tjera në zona të mbrojtura, për shembull planet e menaxhimit për projektin SELMA të financuar nga Bashkimi Eurpian. MMPAU do të vazhdojë angazhimet e saj në drejtim të përmirësimit të mënaxhimit të zonave të mbrojtura nëpërmjet alokimit të një buxheti të mjaftueshëm dhe formimin e vazhueshëm te stafit për rritjen e kapaciteteve.


Comments

0 Comments
Write a comment

600 CHARACTERS LEFT

captcha