Planifikimi i përbashkët për zonat e mbrojtura

15 June 2012 | Article

Tremujori i parë i vitit 2012, pa fazën e parë të përgatitjes së planeve të menaxhimit për lumin e Bunës dhe ligatinat përreth pezazhit te mbrojtur dhe Parkut kombëtar të Shebenik-Jabllanicës, në kuadër të projektit të udhëhequr nga IUCN në Shqipëri. 

Një diskutim i hapur mes palëve të interesuara dhe ekspertëve rezultoi intersant në vlerësimin dhe modelimin e dinamikave kryesore të konservimit të ekosistemit dhe zhvillimit dinamit të të dy zonave. Konferenca dha një tablo të qartë dhe të plotë të cështjeve kryesore të mënaxhimit për cdo zonë të mbrojtur. Konkretisht komuniteti i lumit Buna theksoi rëndësinë ekonomike të aktiviteteve të peshkimit në lumë dhe lagunën bregdetare të Velipojës,urgjenca për të trajtuar cështjen e ndotjes së ujit ne liqenin e Shkodrës që si rrjedhojë shfaqet në lumin Buna dhe gjuetia e pakontrolluar e zogjve ujorë dhe zogjve emigrues në këtë zonë.

Palët e interesuara dhe ekspertët në zonën e Shebenik-Jabllanicës nga ana tjetër, theksuan rëndësinë e zhvillimit të turizmit si një aktivitet alternativ për të gjeneruar të ardhuara, rëndësinë e ruajtjes së ekosistemit dhe shërbimet që ofron Parku, problemet me minierat e parregullta, ghuetia dhe planifikimi i ndërtimit të disa hidrocentraleve në lumenjtë kryesorë të parkut që shkaktojnë shqetësime zerioze për biodiversitetin e zonës.

Qasja inovative e metodologjisë për planifikimin hapësinor të zhvilluar nga Kooperacioni Italian dhe të promovuara nga IUCN, parashikon këtë fazë të parë pjesëmarrjeje gjatë të cilës ekspetët takohen me palët e interesuara për të vënë sëbashku njohuritë shkencore dhe ato locale, për përshkrimin e zonave të mbrojtura në mënyrë të struktuaruar.Produktet janë të ashtuquajtura “sisteme Matricas”, të cilat do të shërbejnë si referencë për përcaktimin e Kornizës së Planit të Menaxhimit të Integruar për zonat: diagram e sistemit dhe indekseve përkatëse/treguesit.

Sistemi i rezultateve të matricave për pezazhin e mbrojtur të Lumin Buna dhe Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës tregon disa shtylla që entet menaxhuese duhet ti kushtojnë vëmëndje: Infrastrukturës dhe shërbime Publike, Institucioneve dhe politikave, Biodiversitetit, zhvillimit Ekonomiko-Social dhe Administrimit të Ujërave.

Hapi i radhës do te jetë mbledhja e të dhënave në terren, që do të mbështesë përcaktimin e masave planifikuese të përshtatshme, duke siguruar në të njejtën kohë të dhëna të domosdoshme për mirë menaxhimin sasior dhe monitorim të të dy zonave.

Për më shumë informacion ju lutemi TDK kontaktoni:
Aleksandra Nesic, Operations Officer, IUCN Zyra e programit për Europën Jug-Lindore; Tel: +381-11-2272-411,Mob:+381-63-357-407