Promovimi i produkteve vëndase dhe i traditave në zonën e Parkut Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës

15 June 2012 | Article
1 CommentWrite a comment

Shoqata e Gruas në librazhd përftoi një grant nga projekti “Program për Rikuperimin e Rrëqebullit të Ballkanit, Faza II” për realizimin e një mikro-projkti që synon të rrisë rolin e gruas në promovimin, ruajtien dhe rritjen e vlerave të Parkut Kombëtar të Shebenik – Jablanicës. Shoqata përzgjodhi 45 gra nga 6 Komuna (Steblevë, Letmi, Librazhd Qëndër, Hotolisht, Qukës dhe Rrajcë), të cilave ju ofroi trajnim të veçantë dhe organizoi një panair të dedikuar gatimeve dhe kostumeve tradicionale, i cili u zhvillua në datë 15 Dhjetor 2011 në Librazhd.

Objektivat kryesore të këtij mikro-projekti janë:

  • Të ndërtojë një ekonomi lokale më të fortë dhe të qëndrueshme, të bazuar në tregun lokal, ku roli i gruas duhet të rritet në mënyrë domethenëse.
  • Të sigurojë punësim dhe mundësi trajnimi për banorët lokalë për të influencuar në reduktimin e impaktit të përgjithshëm në ekosistemet e Parkut Kombëtar të Shebenik Jablanicës.
  • Të krijojë mjete për ruajtien e pejsazhit dhe gjithë pjesëve të tjera të ekosistemit të Parkut Kombëtar të Shebenik – Jablanicës.
  • Të promovojmë konceptin e ri të shërbimeve të qëndrueshme

Thelbi i këtij projekti qëndron në inkurajimin e përdorimit të qëndrueshëm të tokës nëpërmjet praktikave bujqësore të qëndrueshme dhe ndërlidhjen prodhimeve bujqësore, traditave dhe kulturës me pejsazhin e përgjithshëm të Parkut Kombëtar të Shebenik Jablanicës.

Përgjithësisht ka njohuri të pakta mbi potencialet e zhvillimit të turizmit të bazuar në gastronominë tradicionale të zonës dhe traditave të tjera kulturore, dhe në të njëjtën kohë të ardhurat e gjeneruara nëpërmjet aktiviteteve të tilla janë të limitura. Baza e të ardhurave për banorët e Parkut Kombëtar mbeten bujqësia dhe blegtoria.

Nëpërmjet zhvillimit të mundshëm të turizmit dhe krijimit të vëndeve të punës do të sigurohet mbarvajtia afat gjatë e ekonomive rurale të zonës – Nëpërmjet prodhimit dhe shitjes se produkteve ushqimore, krijimit të markave lokale, sigurimit të mbajtjes së të ardhurave në ekonomitë lokale dhe nëpërmjet rritjes së kërkesës për shërbime dytësore.

Gjithashtu ndihet mungesa e një lidhjeje ndërmjet tregetarëve dhe fermerëve, e lila mund të përmirësohet nëpërmjet aktiviteteve të tilla.

Panairi u vizitua nga qindra banorë të zonës së Librazhdit dhe komunave përreth Parkut Kombëtar të Shebenik Jabllanicës, nga Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, nënprefekti i Elbasanit, kryetarët e komunave, mësuesit dhe grupe të tjera të interesuarish. Në datat 16 dhe 17 Dhjetor, aktiviteti u prezantua në mediat lokale dhe ato qëndrore.
 

 

 


Comments

1 Comment
1 Fatmir Brazhda Shoqata Dorez
RESURSE TE PA ZBULUARA
Parku Kombetare Shebenik Jabllanice eshte nje hapsire e gjere ne siperfaqe por ne mbrendesin e tij ka aq shume vlera te cilat shume pak jane zbuluar , ndermjet tyre mund te permenden resurse dhe monumente natyrore, kulturore-artistike si dhe tradita te vecanta te komunitetit vendas .
Eshte bere nje pune mjaft e mire nga IUCN ne bashkepunim me aktore te tjere per evidentimin e ketyre resurseve dhe vlerave , por akoma ky park fsheh shume gjera te vecanta . Suksese ne projektin tuaj !!
August 20, 2012 - 14:39
Comments
  • 1-1
  • 1
Write a comment

600 CHARACTERS LEFT

captcha